top of page

Paketa Coaching Platinum Plus 

Zbuloni potencialin tuaj të vërtetë me Coaching Platinum Plus, përvojën ekskluzive që i rezervohet një grupi të zgjedhur agjentësh të suksesshëm imobiliarë, të cilët kanë vendosmërinë për të shkëlqyer pa marrë parasysh asnjë kufi. A jeni gati të dalloheni në një treg të mbushur me agjentë te fushës dhe të arrini majat e një suksesi që nuk e kishit imagjinuar më parë? Zbuloni guximin për të investuar në veten tuaj dhe drejtoni të ardhmen tuaj drejt ekselencës.

Paketa Coaching Platinum Plus 

Përse duhet të zgjedhim Coaching Platinum Plus?
▪ Ekskluziviteti: Bashkohuni me një komunitet të zgjedhur profesionistësh të një niveli të lartë, ku standardi i vetëm është ekselenca.

▪ Fuqizimi: Zbuloni dhe përfitoni mundësi të reja për t'u rritur dhe për t'u fuqizuar si në aspektin personal ashtu dhe atë profesional.

▪ Instrumentet elitare: Fitoni akses në mjete të avancuara trajnimi, të cilat e rrisin biznesin tuaj në nivelet më të larta të performancës dhe të përfitimit.

▪ Mentorship-i: gjatë këtij udhëtimi, do të merrni udhëzimet dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të një Coachi të MMO-së.

Çfarë përfshin Paketa Coaching Platinum Plus?
▪ Kohëzgjatja 12 muaj: Përkushtojuni një udhëtimi transformimi, që do të ndryshojë mënyrën se si të bëni biznes.

▪ Metoda e katër kuadrateve MMO: Një bazë e fortë për tu rritur në mënyrë strategjike në sektorin imobiliar.

▪ Programi i Personalizuar i rritjes: Program i përshtatur sipas karakteristikave të secilit prej klietënve coaching, sepse suksesi juaj është unik.

▪ Business Controller - Platforma CRM: Customer Relationship Management (1 përdorues):
Menaxhoni portofolin tuaj të punës dhe shitjet e klientëve tuaj me një efikasitet maksimal.

▪ 40 seanca Coaching Call online me nga 30 minuta çdo javë: Një vit takimesh strategjike për t'ju mbajtur të fokusuar drejt objektivave tuaja.

▪ Mesazh javor nga një Coach dhe komunikim i vazhdueshëm: Qëndroni përherë të motivuar dhe të informuar, duke ndjekur e-mailet javore apo mesazhet e përditshme nga ana e coachave te MMO-se.

▪ Mesazh ditor nga themeluesit e MMO – së (nga e marta në të premte)

▪ Konferencë call "Mirëmëngjesi MMO" (çdo të hënë në orën 08:30-9:00)

▪ Akses i pakufizuar në seminaret e MMO-së: Rritje personale dhe profesional e vazhdueshme, përmes trajnimit dhe krijimit të network-ut tuaj.( në gjuhën italiane)
Zbritje 100% për seminaret e planifikuara me kuponin përkatës

▪ Akses në Materialet Multimediale Platinum: Burime ekskluzive për të përshpejtuar studimin dhe suksesin tuaj.( të perkthyera në gjuhën shqipe)

▪ Konferencë call mujore me Tiziano Benvenutin: Momente frymëzimi dhe diskutime strategjish me një legjendë të industrisë imobiliare.

Transformoni Sot të Ardhmen Tuaj!
Coaching Platinum Plus nuk është thjesht një program, është ura juaj lidhëse drejt një të ardhmeje me sukses të jashtëzakonshëm. Është ai vendim që ndan agjentët e suksesshëm imobiliarë nga agjentët e jashtëzakonshëm. Me mbështetjen, udhëzimet dhe mjetet që ju ofron Paketa Coaching Platinum Plus, do të kapërceni ato kufinj që i mendonit të pakapërcyeshëm, duke arritur rezultate të pabesueshme.

bottom of page