top of page

Klauzolat për pjesëmarrjen në seminar

KLAUZOLAT E SEMINAREVE ME PJESËMARRJEN FIZIKE TË KLIENTËVE

​

1. Regjistrimi quhet i plotë në rastin kur MMO-ja merr në dorëzim formularin e plotësuar në tërësi, si dhe pagesën e tarifës së regjistrimit për kursin(et). Tarifa përfshin të drejtën për të marrë pjesë në seminar(e) dhe të drejtën e dorëzimit të materialeve mësimore. Klientët e Platinum Coaching dhe klientët e Duo Platinum Coaching, të cilët nuk marrin pjesë në kurs pasi janë regjistruar, do të paguajnë një gjobë prej 200 € + TVSH në krahasim me pjesëmarrësit e tjerë. Janë të ndaluara regjistrimet audio dhe videot e ndryshme gjatë kurseve.

2. Tarifa e pjesëmarrjes në kurs(et) përfshin ekskluzivisht trajnimin dhe materialin e ofruar gjatë kursit, por nuk përfshin shpenzimet e udhëtimit, ushqimit dhe akomodimit dhe çdo kosto tjetër përveç atyre të treguara më sipër.

3. MMO-ja nuk është përgjegjëse për ndonjë dëm te mundshëm që mund të pësojnë pjesëmarrësit për shkak ose gjatë kurseve në të cilat marrin pjesë, dhe për këtë arsye, ato zhvillohen nën përgjegjësinë ekskluzive të pjesëmarrësve. Klientët marrin përsipër të kompensojnë MMO-në për çdo dëm që mund të pësojë drejtpërdrejt ose tërthorazi, përfshirë edhe ato dëme që vijnë si rezultat i ankesave nga palët e treta, për shkak të akteve ose fakteve të kryera nga pjesëmarrësit gjatë kurseve.

4. MMO-ja ka të drejtë të shtyjë kursin(et) e planifikuar(a) ose të ndryshojë vendin, duke informuar pjesëmarrësit nëse ndodhin ngjarje që e bëjnë të pamundur zhvillimin e rregullt të seminarit. Make Money Organization gëzon gjithashtu të drejtën të anulojë kursin/et e planifikuar/a, përveç rasteve kur rimbursimi i shumave të marra nga pjesëmarrësit në kurs/e kryhet brenda 60 ditëve nga data kur duhet të ishte mbajtur.seminari: në këtë rast, përjashtohet shprehimisht çdo formë tjetër kompensimi apo dëmshpërblimi në favor të pjesëmarrësve. Nëse klienti nuk është në gjendje të marrë pjesë (në kurse), ai nuk do të ketë të drejtën e rimbursimit të shumës së paradhënies, ashtu siç nuk do mundet që, në asnjë mënyrë, të mos përmbushë angazhimet financiare të marra përsipër me nënshkrimin e kësaj kontrate. Përjashtohet, në çdo rast, e drejta e pjesëmarrësit për t'u tërhequr nga kontrata.

6. Çdo mosmarrëveshje që lind nga interpretimi dhe/ose ekzekutimi i kësaj kontrate do t'i nënshtrohet për gjykim ekskluzivisht Gjykatës së Pizës, me përjashtim të gjykatave kompetente.

7. Konfidencialiteti: me nënshkrimin e kësaj kontrate, palët pranojnë se komunikimet dhe informacionet e mbuluara nga kursi janë jashtëzakonisht konfidenciale dhe të rezervuara. Për këtë arsye, kursanti, merr përsipër të mos zbulojë, për asnjë arsye dhe ne emer te askujt, asnjë element ose fakt ose informacion që del gjatë kursit, duke iu nënshtruar dënimit për kompensimin e dëmeve dhe gjithashtu, merr përsipër të mos bëjë riprodhime fotografike ose regjistrime audio/video, duke iu nënshtruar dënimit për kompensimin e dëmeve.

8. METODA DHE QËLLIMI I PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE – LIGJI Nr. 120/2014 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9887, DATË 10.3.2008, “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”, TË NDRYSHUAR.

Ju informojmë se të dhënat do të përpunohen me mbështetjen e mjeteve të mëposhtme: mjetet elektronike dhe formati i letrës për qëllimet e mëposhtme:

a) Aktivitetet e buletineve, reklamat dhe komunikimet multimediale, marketingu (analiza dhe sondazhet e tregut) dhe profilizimi për qëllime promovuese të kryera nga kontrolluesi i të dhënave dhe nga kompani të lidhura me autorin;

b) Menaxhimi i klientelës (kontratat, porositë, dërgesat dhe faturat);

c) Të dhënat e mbledhura mund të përpunohen nga subjekte të brendshme dhe të jashtme, që veprojnë në marrëveshje me kontrolluesin e të dhënave sipas marrëveshjeve të veçanta tregtare, për të organizuar dhe asistuar aktivitetet gjatë kurseve të trajnimit, për të ngritur hapësirat e brendshme dhe të jashtme të kompanisë, si edhe për qëllime administrative dhe logjistikën;

d) Shitjet ONLINE nëpërmjet E-Commerce. Të dhënat e ofruara nga kontraktori do t'u zbulohen kompanive të referuara në qarqet e treguara të pagesave, të cilat do të përpunojnë të dhënat e sipërpërmendura për të cilat M.M.O-ja nuk mund të konsiderohet përgjegjëse

e) Shitjet me postë ose me telefon;

f) Përdorimi i fotografive dhe/ose pamjeve video për publikime dhe/ose qëllime promovuese të marra gjatë kurseve;

g) Në veçanti, për qëllimet e specifikuara më poshtë, të dhënat e përdoruesit do të përpunohen VETËM pas aprovimit të pëlqimit specifik:

i.Evente promovuese, ofertat dhe zbritjet, aktivitetet e marketingut, profilizimi për qëllime promovuese të kryera nga MMO Sh.a dhe nga kompanitë e lidhura me të

ii. Emri dhe kontaktet mund t'u komunikohen agjentëve të tjerë të pasurive të paluajtshme, të cilët operojnë në zona të tjera territoriale, për të lehtësuar shkëmbimet tregtare dhe për të inkurajuar rrjetin e punës. Të dhënat e mbledhura mund të përpunohen gjithashtu edhe nga subjekte të brendshme dhe të jashtme që operojnë me MMO-në, sipas marrëveshjeve të veçanta tregtare.

​

​

KLAUZOLAT E SEMINAREVE ME PJESËMARRJE ONLINE

​

1. Regjistrimi quhet i plotë në rastin kur MMO-ja merr në dorëzim pranimin për të marrë pjesë në seminar dhe pagesën përkatëse. Regjistrimet audio dhe video janë të ndaluara gjatë kurseve.

2. Tarifa e pjesëmarrjes për kursin(et) përfshin ekskluzivisht pjesëmarrjen në webinar/seminar/evente sipas zgjedhjes dhe nuk përfshin kosto të një natyre tjetër nga ato të treguara më sipër.

3. MMO-ja gëzon të drejtën të shtyjë kursin/seminarin/eventet e planifikuara, ose ti zhvillojë ato në një datë tjetër, duke njoftuar pjesëmarrësit nëse ndodhin ngjarje që e bëjnë të pamundur zhvillimin e rregullt të kursit/seminarit/vetë eventit.

4. Nëse klienti nuk është në gjendje të marrë pjesë në kurse, ai nuk do të ketë të drejtën e rimbursimit të shumës së paradhënies, ashtu siç nuk do mundet që, në asnjë mënyrë, të mos përmbushë angazhimet financiare të marra përsipër me nënshkrimin e kësaj kontrate. Përjashtohet, në çdo rast, e drejta e pjesëmarrësit për t'u tërhequr nga kontrata.

5. Çdo mosmarrëveshje që lind nga interpretimi dhe/ose ekzekutimi i kësaj kontrate do t'i nënshtrohet për gjykim ekskluzivisht Gjykatës së Pizës, me përjashtim të gjykatave kompetente

6. Konfidencialiteti: me nënshkrimin e kësaj kontrate palët pranojnë se komunikimet dhe informacionet e mbuluara nga kursi janë jashtëzakonisht konfidenciale dhe të rezervuara. Prandaj 7. Konfidencialiteti: me nënshkrimin e kësaj kontrate, palët pranojnë se komunikimet dhe informacionet e mbuluara nga kursi janë jashtëzakonisht konfidenciale dhe të rezervuara. Për këtë arsye, kursanti, merr përsipër të mos zbulojë, për asnjë arsye dhe ne emer te askujt, asnjë element ose fakt ose informacion që del gjatë kursit, duke iu nënshtruar dënimit për kompensimin e dëmeve dhe gjithashtu, merr përsipër të mos bëjë riprodhime fotografike ose regjistrime audio/video, duke iu nënshtruar dënimit për kompensimin e dëmeve.

7.METODA DHE QËLLIMI I PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE – LIGJI Nr. 120/2014 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9887, DATË 10.3.2008, “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”, TË NDRYSHUAR

bottom of page