Kalendari i trajnimeve
Edicioni “Mjeshtërit e Pasurive të Paluajtshme 2025”
25 – 26 - 27 mars 2025
Hotel Crowne Plaza – Milano Linate
Trajnimi i parë interaktiv në Europë, i cili i dedikohet posaçërisht brokerave dhe agjentëve të pasurive të paluajtshme.
Një përvojë gjithëpërfshirëse tre ditore për të përvetësuar dhe për të eksperimentuar teknika dhe strategji të reja të cilat:nga njëra anë, të vendosin në radhën e agjentit me përvojë përpara konkurrentëve të tu...dhe nga ana tjetër, të japin mundësinë të fitosh shumë më tepër të ardhura dhe të kesh kohë të lirë për të shijuar jetën.
Ky edicion i ri është ndërtuar rreth nevojave specifike të agjentëve në mënyrë të tillë që të arrihen rezultate konkrete gjatë vetë trajnimit!
Po, sepse para se të ktheheni në shtëpitë tuaja do të keni eksperimentuar teknika të reja dhe do të keni arritur tashmë rezultatet e para.
Bëhu gati për të përjetuar një përvojë të jashtëzakonshme, e cila do të sjellë një ndryshim vendimtar në karrierën tënde dhe që do të ndryshojë të ardhmen tënde përgjithmonë!
Agjenda dhe Regjistrimet
25 Mars 2025
-
Regjistrimi i pjesëmarrësve: ora 08:00
-
Fillimi i eventit: ora 09:00
-
Pushimi i drekës: ora 12.30 - 14.00
-
Mbyllja e eventit: ora 16:30
-
Seancat opsionale: ora 16:30 - 17:30
26 Mars 2025
-
Fillimi i eventit: ora 09:00
-
Pushimi i drekës: ora 12.30 - 14.00
-
Mbyllja e eventit: ora 16:30
-
Seancat opsionale: ora 16:30 - 17:30
27 Mars 2025
-
Fillimi i eventit: ora 09:00
-
Pushimi i drekës: ora 12.30 - 14.00
-
Mbyllja e eventit: ora 16:30
Le të zbulojmë relatorët tanë dhe teknikat e strategjitë që do të aplikohen në këtë edicion
Giuseppe Venturiello
Menaxhimi i ri i kohës nëpërmjet planifikimit, parakualifikimit, produktivitetit, shkurtimit të afateve , fuqisë
së veprimit.
Vincenzo Nardo
Si të përdorni videot në YouTube për të tërhequr sa më shumë shitës dhe klientë cilësorë.
Alessandro Di Mario
Si të fitoni gjysmë milioni euro në vit, duke operuar në një qytet të vogël me vetëm 47,550 banorë.
Roberto la Montagna
Si të zhvilloni rrjetin tuaj të kontakteve në mënyrë strategjike dhe si të bëheni agjenti kryesor në zonën tuaj.
Igor Mancuso
Si të përdorni videot në YouTube për të tërhequr sa më shumë shitës dhe klientë cilësorë.
Lia Cesarini
Nga marrëdhënia me klientin tek marrja e listimit: fuqia e empatisë.
Edoardo Ragoni
Nga Facebook-u te Lead
Manager-i : listimi i shpejtë dhe kontrolli automatik i informacioneve
Luciano Nocera
Si të merrni 99 listime në 1 vit (po, e keni lexuar mirë; 99 listime!) në një qytet me pak më shumë se 36,000 banorë.
Olivia Messinese
Si të bëheni pjesë e ajkës së pasurive të patundshme luksoze.
3 arsye objektive për të marrë pjesë në trajnimin " Mjeshtërit e Pasurive të Paluajtshme "
1
Bota ka ndryshuar dhe tregu i pasurive të paluajtshme NUK është më i njëjti.
Pikërisht për këtë arsye është thelbësore të zbuloni strategjitë, teknikat dhe sekretet e tregtisë që ju ndihmojnë të dalloheni nga turma, të kapërceni konkurrentët tuaj dhe të merrni përfitime të rëndësishme ekonomike dhe personale.
2
Do të takoni agjentë e Top Producera dhe do të mund të krijoni marrëdhënie fitimprurëse me ta.
Ky edicion mund të hapë një botë me mundësi të reja për ju.
3
Të behesh pjese e eventit
"Mjeshtërit e Pasurive të Paluajtshme" do të thotë të përjetosh një përvojë
unike dhe ekskluzive.
Në Itali ka 44,000 agjentë imobiliare, por vetëm 600 do të mund të marrin pjesë në eventin tonë.
JU, nga ana tjetër, keni mundësinë të bashkoheni në klubin e fituesve!
Dhe për më tepër do të përfitoni edhe këto super bonuse!
BONUSI 1
Gjatë eventit do të keni mundësi të rezervoni një takim privat 30-minutësh me një nga trajnerët e MMO-së (të gjithë Top Producerat).
Takimi do të zhvillohet gjatë ditëve të eventit, ku ju mund të bëni aty për aty pyetjet që dëshironi dhe të sqaroni çdo dyshim që mund të keni.
Kjo është një mundësi unike sepse trajnerët tanë flasin vetëm me studentët tanë të avancuar.
BONUSI 2
Një nga avantazhet më të mëdha të ardhjes në eventet tona është takimi me brokera e agjentë imobiliarë nga e gjithë Italia.
Njerëz me mendje të hapur që duan të rriten dhe të përmirësohen. Dhe biseda me ta është një mundësi e shkëlqyer për tu pasuruar nga të gjitha këndvështrimet.
Mbani mend: njohuritë e duhura mund t'ju japin akses në mundësi të reja dhe të jashtëzakonshme biznesi.
BONUSI 3
Ne kemi krijuar një promovim special 5×4, ku në thelb ju mund të rezervoni 5 bileta dhe të paguani vetëm për 4 sepse ne do t'ju bëjmë dhuratë të pestën.